Lajme të mira nga Montpellier, lojtari 23-vjeçar zgjohet nga koma
Transmetuar më 25-04-2020, 23:25

Futbollisti 23-vjeçar, Junior Sambia, ka dalë nga koma artificiale.

Lajmi bëhet i ditur nga agjenti i lojtarit, Sambia, i cili thotë se është jashtë ventilatorëve dhe është zgjuar nga koma.

Mesfushori i Montpellier në Ligue 1, në Francë, u shtrua në spital për shkak të infeksionit të rëndë të mushkërive.

Për shkak të ashpërsisë së godidjes nga infekioni, 23-vjeçari u vu në kujdes intensiv (i intubuar).

23 vjeçari ishte lojtari i parë në Ligue 1 që testoi pozitiv me koronavirus./a.k/noa.al/

Loading...