Transmetuar më 26-04-2020, 18:47

Një person në Kosovë ka ndërruar jetë  nga koronavirusi gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për një 44-vjeçar nga komuna e Gjilanit.

Sipas mjekëve, i ndjeri ka patur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Mësohet se 44-vjeçari ka qenë duke u trajtuar prej rreth 8 ditësh në Klinikën Infektive në Kosovë.

Pas vdekjes së sotme, shkon në 21 numri total i jetëve të humbura në Kosovë, nga Covid-19./a.k/noa.al/