Transmetuar më 27-04-2020, 14:25

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi pak ditë më parë se për të mposhtur koronavirusin, duhej injektuar dezinfektant dhe me dhjetëra amerikanë e bënë diçka të tillë.

Qendra e helmimeve, New York City’s Poison Control Center, pretendon se ka marrë rreth 30 telefonata në orët pas deklaratës së Trump.

Bëhej fjalë për persona të helmuar, të cilët kishin ndjekur këshillën e Trump dhe kishin injektuar dezinfektues. Që të gjithë përfunduan në spital!

Trump sugjeroi bërjen e injeksioneve me dezinfektues dhe detergjent si trajtim i mundshëm për të luftuar koronavirusin, por ky trajtim u hodh poshtë nga shkencëtarët, duke nënvizuar rrezikun që kanosej.

Jo vetëm në New York u sinjalizuan raste të tilla, por edhe raste të tjera sporadike, aq sa Trump u detyrua që të bëjë një reagim të dytë në Twitter, ku shkruante, “Detergjentët për shtëpinë dhe dezinfektuesit, mund të krijojnë probleme shëndetësore nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur. Ndiqni udhëzimet në etiketën e produktit, për të siguruar përdorimin e duhur”. /a.y/noa.al

Kura e sugjeruar për koronavirusin, Trump u nxit nga një shitës detergjentësh

PËRDITËSIM LIVE