Transmetuar më 27-04-2020, 17:02

FIFA ka propozuar që të bëjë një ndryshim në ndeshjet e futbollit që do të zhvillohen në vijim duke u bazuar në situatën e koronavirusit.

Qeveria e futbollit botëror është shprehur pro lejimit të kryerjes së 5 zëvendësimeve për çdo skuadër gjatë një ndeshjeje.

Propozimi duhet të miratohet nga Bordi i Shoqatës Ndërkombtare të Futbollit (IFAB), e cila miraton rregullat e lojës së futbollit.

Në rast se pranohet ky propozim i FIFA-s, klubet e futbollit do të kenë mundësi që të përfshijnë më shumë lojtarë në ndeshje për të arritur rezultate të mira.

Pandemia e koronavirusit ka pezulluar pjesën më të madhe të aktiviteteve sportive pasi nga turmat e njerëzve mund të përhapet më shpejt sëmundja./a.m/noa.al