Transmetuar më 27-04-2020, 23:04

Kosova konfirmon 17 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai gjithashtu ka dhënë edhe një lajm të mirë, ku sipas tij sot janë shëruar 35 persona nga Covid-19 në Kosovë.

“Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.

Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim.

Akoma nuk ka kaluar rreziku. Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit.’’, ka thënë Vitia./a.k/noa.al/