Transmetuar më 29-04-2020, 00:01

Qeveria është duke shfrytëzuar situatën e krijuar nga koronavirusi duke projektuar ulje shpenzimesh përmes shkurtimeve në administratën publike.

Këtë plan nuk e mohoi sonte ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila foli mbi këtë çështje në një intervistë televizive.

"Çka është duke u menduar, është trajtimi që do të shohim për gjatë gjithë kohës jo vetëm për këto muaj, sepse administrata publike do të ridimensionojë edhe pjesën e punës nga shtëpia", tha zonja Denaj.

Sipas saj, plani pritet të jetë i shpejtë, javët në vijim: "Në fund të majit dhe në fillim të qershorit, grupi i punës do të shohë ku jemi në raport me të ardhurat dhe do të shohim shpenzimet”, tha Denaj.