Transmetuar më 29-04-2020, 09:27

Mjekët gjermanë po publikojnë fotografi nudo me qëllimin që të tregojnë se nuk kanë veshjet mbrojtëse që i duhen për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Imazhet po publikohen në faqen “Blanke Bedenken”, ku ekipi mjekësor përdor gazeta, stetoskopë apo letra higjenike për të treguar mungesën me të cilën po përballen spitalet.

“Ne jemi mjekët tuaj. Për të qenë të aftë t’ju trajtojmë në mënyrë të sigurtë, ne kemi nevojë për veshje mbrojtëse. Kur të na mbarojnë ato pak që kemi, do të dukemi kështu”, thanë organizatorët në një njoftim në faqen e internetit.

Që prej shpërthimit të koronavirusit, mjekët në të gjithë botën po përballen me luftën kundër Covid-19, por disa shtete kanë paralajmëruar për mungesën e masave mbrojtëse./a.m/noa.al