Arrihet marrëveshja, Haradinaj dhe Mustafa ndajnë bashkë qeverinë e Kosovës
Transmetuar më 29-04-2020, 13:05

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kanë arritur marrëveshjen për krijimin e Qeverisë.

Duke folur për mediat, Haradinaj deklaroi se pati një takim me Mustafën dhe të nominuarin për Kryeministër të LDK, Avdullah Hoti.

Ai tha se Kosovën e presin shumë sfida pas pandemisë, por shprehu besimin se këto sfida do të kalohen.

"Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me LDK-në. AAK-ja do të udhëheqë me katër ministri dhe me zëvendëskryeministrin e parë. Besnik Tahiri zëvendëskryeministër i parë; Selim Selimi do të jetë ministër i Drejtësisë; Meliza Haradinaj ministre e Jashtme; Ramë Likaj ministër i Arsimit dhe Blerim Kuqi, ministër i Zhvillimit Ekonomik”, u shpreh Haradinaj.

LDK-ja do të ketë me 7 poste, ndërkohë Nisma dhe minoritetet ende nuk kanë dalë me deklaratë. /a.y/noa.al

Loading...