Transmetuar më 30-04-2020, 17:22

Një britanik është vënë në prangat e policisë në Tajlandë pasi dyshohet se dhunoi dhe goditi me hanxhar një prostitutë duke i shkaktuar vdekjen.

Neil Henry Elliott, 46 vjeç, akuzohet se sulmoi gruan e identifikuar vetëm me emrin Onn. Ngjarja ndodhi në orët e para të së enjtes në një qytetin e Pattaya pasi kishin kaluar një natë të çmendur me seks dhe drogë.

Ai i tha policisë se e mori prostitutën rreth orës 10:00 të së mërkurës në shtëpinë publike të qytetit, raporton noa.al duke cituar Daily Mail.

Të dy konsumuan "ya ba", një metafetaminë të fortë dhe qëndruan zgjuar të gjithë natën për të kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas policisë, ai e goditi me një shkop bilardoje gjatë një argumenti dhe më pas i mori jetën duke i prerë qafën me hanxhar.

Neil e pranoi krimin para oficerëve dhe i çoi në shtëpi ku gjetën gruan e pajetë në tualet. 46-vjeçari është arrestuar si i dyshuar për vrasjen./a.m/noa.al