Transmetuar më 30-04-2020, 22:49

Konfirmohen 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmi është bërë i ditur këtë mbrëmje nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Pas rasteve të fundit, numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ka shkuar në 806.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 22 persona.

“Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19.

Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitve të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave”, shprehet Vitia./a.k/noa.al/