Humb në video-lojë dhe kthen shtëpinë përmbys, vret vëllanë 7 vjeç nga frika mos i tregonte nënës
Transmetuar më 02-05-2020, 11:39

Humb në video-lojë dhe shkatërron shtëpinë, ndërsa më tej vret vëllanë nga frika se mos i tregonte nënës.

Një 13-vjeçar rus pranoi se ka vrarë vëllanë 7-vjeçar, nga frika se mos i tregonte nënës se çfarë kishte bërë në shtëpi, pasi kishte humbur video-lojën.

Alexander di Dudinka nga rajoni rus i Krasnoyarsk Krai e ktheu shtëpinë përmbys më 27 prill, theu telefonin dhe bëri një sërë dëmesh pasi humbi lojën dhe gjithçka e bëri në sy të vëllait.

Duke pasur frikë se kur të kthehej nëna, do e ndëshkonte, vrau vëllanë e tij në mënyrë që të mos spiunonte, shkruan noa.al.

Vogëlushi 13-vjeçar po luante me telefon, por kur humbi lojën, humbi toruan.

Ai theu celularin dhe disa mobilje, në sytë e të vëllait. Në gjendje të rënduar psikologjike dhe në panik nga frika e së ëmës Olga, ai qëlloi 15 herë me thikë vëllanë, duke e vrarë dëshmitarin e vetëm. /a.y/noa.al

Loading...