Transmetuar më 02-05-2020, 21:28

Për shumë vite, Tiger Woods njihej si “mbreti” i golfit e megjithatë kjo zgjati përkohësisht derisa mediat publikuan skandalet e tij.

Tradhtitë bashkëshortore, varësia nga alkooli dhe droga bënë që shkëlqimi i Woods, të bjerë.

Sipas “National Enquirer”, gjatë kohës që Woods ka qenë i martuar me Elin Nordegren, sportisti pranon se ka patur marrëdhënie jashtëmartesore me 121 femra të ndryshme.

E habitshme se si Tiger Woods ka arritur dhe ti numërojë femrat që ka pasur paralel gjatë martesës së tij.

Woods i ka pranuar të gjitha këto fakte, me kalimin e kohës, pas dëshmive që shumë femra kanë bërë kundër tij në gjykatë, duke thënë se kanë bërë seks me të.

Kjo solli edhe tërheqjen e përkohshme të Woods nga sporti dhe divorcin nga Elin, që i kanë kushtuar Tiger Woods, 300 milionë dollarë./a.k/noa.al/