Transmetuar më 03-05-2020, 00:01

Futbolli në Itali pritet të marrë jetë më 4 maj.

Pas izolimit për shkak të koronavirusit, disa skuadra kanë paralajmëruar rikthimin në stërvitje.

Pas Sasuolos që paralajmëroi se më 4 maj do të nisë stërvitjet për këtë sezon, në linje të njëjtë janë edhe skuadrat e Bolonjës dhe Parmës.

Përveç rajonit Emilia-Romagna, janë edhe disa rajone të tjera të cilat kanë marë dritë jeshile për aktivizimin e futbollit.

Napoli është skuadra e radhës që pritet të konfirmojë rikthimin në stërvitje./a.k/noa.al/