Transmetuar më 04-05-2020, 10:04

Copa plastike brenda shisheve të qumështit. Disa shishe me qumësht të markës Carrefour, janë tërhequr nga tregu nga rrjeti i supermarketeve.

Gjithçka pasi disa klientë në Francë, gjetën brenda në qumësht copa plastike.

Më saktësisht bëhet fjalë për produktet si më poshtë:

Qumësht fshati nga Franca gjysmë i skremuar në shishe 1 litër të markës Carrefour me kod: 3.560.071.013.455 Codice dhe paketimi me gjashtë shishe me kod: 3.560.071.013.479/ FR 23-013-003 CE Da.

Bëhet fjalë për një produkt i cili duhet konsumuar brenda 29 gushtit 2020, me numër loti 20 092 ZY.

Po ashtu edhe qumështi gjysmë i skremuar i sterilizuar UHT 1 litër me kod  3.270 190 204 374 dhe për paketimin me gjashtë shishe: 3.270 190.430.049/ FR 23-013 -003 CE.

Bëhet fjalë për produkte që duhen konsumuar brenda 29-30 gushtit 2020 me numër loti: 20 092 ZY dhe 20 093 ZY. Rrjeti i supermarketeve fton klientët që të kthejnë produktet mbas, në mënyrë që të dëmshpërblehen. /a.y/noa.al