Transmetuar më 04-05-2020, 10:58

Kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti koronavirusin, Covid-19, me siguri që nuk e mendoi se do kishte nga ata që do i vinin fëmijës së sapolindur një emër të tillë.

Por një gjë e tillë ndodhi disa ditë më parë në Argjentinë, ku dy prindër të rinj, i vunë emrin djalit të tyre Ciro Covid.

Historia vjen nga qyteti i Ceres, në departamentin e San Cristóbal, 260 kilometër në veriperëndim të Santa Fe, ku vogëlushi erdhi në jetë me operacion, pasi ishte planifikuar për në 23 prill.

Vogëlushi erdhi në jetë me peshë 3.2 kilogramë dhe gëzon shëndet të plotë.

Lajmi u konfirmua nga spitali, duke ndarë edhe dokumentin me emrin e foshnjës.

“Prindërit shprehën dëshirën që ti vendosnin emrin e dytë Covid. Ishte vendimi i tyre”, deklaroi drejtoresha e spitalit Silvana Torres.

Gjithçka pasi nëna e fëmijës, mendonte se me këtë emër vogëlushi do të bëhej i famshëm dhe se ishte simbol force në kushtet e lindjes në periudhë koronavirusi. /a.y/noa.al