Transmetuar më 05-05-2020, 12:10

Një ekzekutim me plumb në kokë, për shkak të masave të vendosura në kushtet e emergjencës së koronavirusit.

Historia vjen nga Michigan, SHBA, ku një punonjës sigurie në një dyqan është qëlluar për vdekje, për shkak se i kërkoi një klienti që të vendoste maskë para se të futej brenda.

43-vjeçari Calvin Munerylan, u qëllua me plumb në kokë, ndërsa për këtë ngjarje u arrestuan Ramonyea Travon Bishop, 23 vjeç, Larry Edward Teague, 44 vjeç dhe Sharmel Lashe Teague, 45 vjeç .

Kërkesa e punonjësit u bë në zbatim të urdhrit të Guvernatorit, për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Viktima debatoi fillimisht me Sharmel Lashe Teague, të cilit i kërkoi që të vendoste maskë, madje ju kërkoi punonjësve që të mos i shërbenin.

Por gruaja u largua dhe u kthye më tej me 23-vjeçarin Ramonyea Travon Bishop dhe 44-vjeçarin Larry Edward Teague, të cilët e ekzekutuan.

Pavarësisht dërgimit në spital, Calvin Munerylan gjeti vdekjen. /a.y/noa.al