Mënyra e re se si po dorëzohen porositë në Kinë, frymëzuar nga një videolojë
Transmetuar më 05-05-2020, 13:35

Janë të shumtë shembujt në botë, se si videolojërat ndikojnë në jetën reale dhe sidomos në këtë periudhë kufizimi, për shkak të koronavirusi.

Një nga figurat më të rëndësishme të javëve të fundit, është ajo e korrierit, duke qenë se dalja nga shtëpia gjatë karantinës është e kufizuar.

Kështu për të mundësuar dorëzimin e shumë pakove dhe për të mos u ndjerë të lodhur, një kompani në Kinë ka projektuar një skelet të jashtëm, i ngjashëm me atë të përdorur nga Hideo Kojima për personazhin e Sam Porter Bridges, në videolojën Death Stranding.

Skeleti i jashtëm është realizuar nga ULS Robotics, një kompani e specializuar në projektimin e skeleteve të jashtëm, për të ndihmuar punëtorët e transportit që të ngrenë pesha të ndryshme.

Pajisjet janë përdorur nga rrjeti Ele.me, postë kineze e Uber Eats, në mënyrë që korrierët të mbanin më shumë porosi për të dorëzuar në familje.

Për më tepër mund të shikoni pamjet më poshtë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...