Gëlltiti 32 magnetë, rreziku serioz për vogëlushen 2-vjeçare
Transmetuar më 05-05-2020, 13:56

Gëlltiti 32 magnetë, teksa ndodhej vetëm në shtëpi. Mund të quhet vërtetë me fat, një vogëlushe 2-vjeçare nga Australia.

Imogen Ferguson u dërgua me urgjencë në spitalin e Melbourne, ku ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale me urgjencë.

Radiografia u krye pranë spitalit pediatrik të Monash, ku shihen magnetët në stomakun e saj.

Edhe vajza më e madhe e vogëlushes, gëlltiti dy magnetë, por nuk pati nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Shefi i spitalit pediatrik Chris Kimber, tha se “Këto magnete mund të jenë ekstremist të rrezikshëm, pasi shkatërrojnë aparatin tretës, teksa tentojnë që të lidhen me njeri tjetrin. Janë potencialisht vdekjeprurës”.

Doktori iu bën apel prindërve që të tregojnë kujdes me lodrat e fëmijëve dhe materialet e dëmshme, sidomos në kushtet e izolimit prej koronavirusit. /a.y/noa.al

Loading...