Transmetuar më 05-05-2020, 16:14

Në takim me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, kryetari i Partisë Demokratike kërkoi nga Qeveria që të zbatojë menjëherë kërkesat e biznesit.

Disa prej kërkesave të tyre janë:

1.Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punëtorëve.

2.Subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore

3.Sigurimin e likuiditetit përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.

4.Anullimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht, si në kohë “paqeje”.

5.Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.

“Standardet e reja që po vendosen nga qeveria kanë një kosto shtesë të konsiderueshme, për të cilat nuk është dhënë asnjë ndihmë financiare”, theksuan përfaqësuesit e shoqatës së turizmit.

Ata vunë në dukje se mungesa e një plani nga qeveria për kohën e hapjes së sezonit e vështirëson akoma më shumë gjendjen. /k.k/noa.al/