Transmetuar më 05-05-2020, 18:23

Komisioni i Venecias ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila ka pezulluar përkohëshisht dekretin e Presidentit për Abdullah Hotit.

Në sqarimin e “Venecias” thuhet se është e rëndësishme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës.

“Ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.  Pas trajtimit, nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e  Zyrës së Kryeministrit.

Më 30 prill, presidenti Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Po të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë vendim kundërkushtetues. /k.k/noa.al/