Transmetuar më 05-05-2020, 20:33

Zëvendës-kryeministri belg dhe njëkohësisht ministri i Drejtësisë, Koen Geens ka patur një situatë të sikletshme gjatë një konference për mediat.

Një video e publikuar në media të ndryshme, tregon momentin kur ministri i Drejtësisë, nuk di si të vendosë maskën në fytyrë, pavarësisht shumë përpjekjeve.

Kjo ndodhi pasi Koen Geens informoi publikun se masat e marra kundër koronavirusit ishin efektive.

Ministri Geens fillimisht e vendosi maskën në kokë dhe më pas në sy, ndërsa më pas e hoqi fare pa e vendosur në gojë.

Më poshtë keni videon./noa.al/