Transmetuar më 06-05-2020, 20:45

Ka kaluar në fyerje personale një debat në televizionin publik të Kosovës.

Avokati Tomë Gashi dhe aktivisti i PSD-së Nol Nushi, mospajtimet e tyre i shfaqën në emisionin ‘Debat’.

Avokati Tomë Gashi thotë se është krenar me të birin e tij, pavarësisht se ai nuk arriti të marrë  mjaftueshëm vota për tu bërë deputet në kuvendin e Kosovës, ndërkohë ai e quan ‘zero’ PSD-në e cila nuk kaloi pragun zgjedhor.

Kur një gjë e tillë kundërshtohet nga Nushi i PSD-së Gashi e pyet atë disa herë nëse kishte ngjarë nga nëna apo e motra.

Në videon e mëposhtme, keni përplasjen mes tyre.