Burri denoncon zhdukjen e gruas, pas dy ditësh zbulohet fati i saj i tmerrshëm
Transmetuar më 06-05-2020, 22:38

Një ngjarje makabre vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një grua pasi është mbytur, është gjetur e varrosur në një hapësirë në shtëpinë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Minesota, ku një burrë pretendoi se gruaja e tij ishte zhdukur por që në fakt akuzohet për vrasjen e saj.

Joshua David Fury, 28 vjeç, është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, pasi dyshohet se e mbyti gruan e tij Maria Peë Fury, 28 vjeç, duke i vendosur një qese plastike mbi kokë dhe duke varrosur trupin e saj.

Lajmi është njoftuar të martën nga Prokurori i Qarkut Hennepin, Mike Freeman.

Ai e kishte raportuar atë të zhdukur të enjten më 30 prill, por trupi i saj u gjet dy ditë më vonë.

Policia zbuloi se shkaku paraprak i vdekjes ishte asfiksimi nga një qese plastike e kapur mbi kokën dhe hundën e saj.

Sipas Daily Mail, intervistat e hetuesit me familjen, miqtë dhe nënën e Marias, zbuluan se çifti kishte probleme martesore dhe Fury ishte ‘kontrollues dhe posedues’.

Joshua David Fury, ka pranuar krimin duke thënë se i mori jetën Marias duke e mbytur me një qese plastike dhe më pas e varrosi./noa.al/

Loading...