Koronavirusi, Serbia heq gjendjen e jashtëzakonshme
Transmetuar më 06-05-2020, 23:09

Serbia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme.

Parlamenti serb votoi në mbrëmje për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, të dekretuar më 15 mars për të luftuar pandeminë e Covid-19.

“Serbia ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit për të lehtësuar masat në fuqi”, tha kryeministrja Ana Brnabic, duke iu drejtuar deputetëve.

“Për më shumë se shtatë ditë Serbia ka patur më pak se 5 % të infektuar, që është një nga kushtet kryesore për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme”, shtoi ajo.

Që nga 15 marsi, në vend u vendos shtetrrethimi, nga ora 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit në ditë jave dhe shpesh mbyllej për tërë fundjavën nga e premtja deri të hënën.

Pothuajse 10 000 njerëz në Serbi u infektuan dhe më shumë se 200 vdiqën nga COVID-19.

Loading...