Transmetuar më 07-05-2020, 09:55

Një burrë dyshohet të ketë bërë vetëvrasje, pasi u gjet i vdekur në banesën e tij në Graçanicë të Kosovës, raporton noa.al duke cituar policinë lokale.

Viktima u gjet i vdekur pasi kishte marrë plagë fatale nga qitje me armë zjarri, tha policia.

Ishte djali i viktimës, ai që e gjeti të ndjerin të pajetë. I biri i tha policisë se dëgjoi një të shtënë me armë zjarri dhe kur ka hyrë në shtëpi, ka gjetur babanë e vdekur.

"Dëgjova një të shtënë dhe vrapova të shihja, por gjeta tim atë të pajetë", ka thënë djali.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe një gëzhojë, çka shton dyshimet se viktima i ka dhënë fund jetës.

Trupi i viktimës u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore, teksa paraprakisht flitet për vetëvrasje. /a.y/noa.al