Transmetuar më 07-05-2020, 22:46

Një ngjarje sa e dhimbshme, aq edhe shqetësuese me pasojë vdekjen e 2 fëmijëve ka ndodhur në Kinë.

Siç tregon “Neë York Post, 2 fëmijë kinezë humbën jetën, ndërsa ishin duke kryer fizkulturë në shkollë dhe njëkohësisht mbanin maska në fytyrë.

Vdekjet e djemve ndodhën në një distancë kohore prej një jave.

Fëmijët e moshës 14-vjeçare ishin duke kryer vrapime në pistë, për të kryer testet fizike, kur humbën ndjenjat dhe u rrëzuan në tokë.

Një prej nxënësve, kishte pak që kishte nisur stërvitjen. Ai ra me kurriz dhe goditi kokën, duke humbur kështu jetën.

Çertifikata e vdekjes shkruante se fëmija humbi jetën për shkak të atakut kardiak.

Sipas të atit, shkak i vdekjes së të birit është maska që ai mbante veshur.

Profesor Cao Lanxiu, në Shaanxi University i mjekësisë kineze tha se nuk beson se maska ndikoi në vdekje.

Gjashtë ditë më vonë humbi jetën nxënësi i dytë. Kjo ka bërë që disa shkolla në Tianjin dhe Shanghai, të vendosin që të anulojnë orët e fizkulturës.