Transmetuar më 09-05-2020, 23:18

Kosova konfirmon tetë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Pas rasteve të reja, shkon në 870 numri total i të infektuarve në vend.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan”, shkruhet në njoftim.

Ndërkaq edhe 31 pacientë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 653.

Deri më tani si pasojë e koronavirusit në vend kanë humbur jetën 28 persona./noa.al/