Transmetuar më 10-05-2020, 21:07

Një vrime e re e zezë është zbuluar nga shkencëtarët më afër Tokës se asnjëherë më parë.

Vrima e zezë e sapohapur është rreth 1 mijë e 11 vite dritë larg sistemit tonë diellor, e cila mund të duket si një distancë e madhe, por në të vërtetë është akoma 2 mijë e 500 vite dritë pranë se ajo më e afërta e zbuluar para kësaj.

Studiuesit që e zbuluan nuk ishin në kërkim të vrimave të zeza, por përkundrazi donin të mësonin më shumë rreth yjeve.

Megjithëse shkencëtarët kanë studiuar sistemin e yjeve që nga vitet 1980, vrima e zezë kishte kaluar pa u vënë re deri vonë, raporton National Geographic. /k.k/noa.al/