Transmetuar më 11-05-2020, 09:00

Hotelet luksoze zvicerane të cilat ofrojnë “shërbimin Covid-19”, përfshirë testet e koronavirusit në dhomë.

Turizmi zviceran po organizohet për fazën 2, pasi në 27 prill Zvicra hyri në planin e tre fazave për të lehtësuar zhbllokimin.

Megjithatë me masat e marra dhe mbylljen e kufijve, industria e turizmit, po mendon një sërë variantesh për nisjen e verës.

Në situatën aktuale vetëm qytetarët zviceranë dhe banorët vendase, lejohen të kalojnë kufijtë për tu kthyer në vend.

Momentalisht, vëmendja është përqendruar në tregun vendas. Strukturat turistike po përgatiten për të pritur sërish mysafirët, duke ofruar test koronavirusi falas në dhomën e hotelit. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE