Kontakt me të prekurin me koronavirus, izolohet Albin Kurti
Transmetuar më 11-05-2020, 12:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është vetizoluar.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, pas kontaktit që ka pasur me një të infektuar me koronavirusin.

“Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri. Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19.

Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, shkruan Kurti.

Ai thotë se detyrat do të kryhen nga largësia me përkushtimin e njëjtë dhe vendimet do të merren me të njëjtën përgjegjësi. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...