Transmetuar më 11-05-2020, 13:09

Karantina e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, parashikon ardhjen në jetë të 116 milionë fëmijëve.

Është ku vlerësimi i bërë nga UNICEF, duke llogaritur nëntë muaj qysh nga momenti i deklarimit të Covid-19, ose thënë ndryshe që nga 11 marsi.

“Nënat e reja dhe foshnjat e ardhura në jetë, do të priten në një realitet të vështirë. Mes tyre izolimi dhe ruajtja maksimale prej infektimit, me pajisje të posaçme, duke nisur që nga mjekët dhe infermierët”, deklaroi drejtori i Unicef Italia, Francesco Samengo, me rastin e ditës së nënës 10 majit.

Vendi me numrin më të madh të lindshmërisë pritet të jetë India me 20.1 milionë, e ndjekur nga Kina me 13.5 milionë, Nigeria me 6.4 milionë, Pakistani me 5 milionë dhe Indonezia me 5 milionë.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikohen që të jenë të gjashtat për numrin e lindshmërisë, ku pritet ardhja në jetë e 3.3 milionë foshnjave. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE