Transmetuar më 11-05-2020, 13:27

Nga driblimet me shpejtësi tek të shtënat me preçizion të lartë me armë.

Sulmuesi koreano-jugor i Tottenham, Son Heung-Min, u thirr në vendin e tij për stërvitjen e detyrueshme ushtarake.

Son rezultoi ndër të parët e ushtrisë, në saktësinë e të shtënave me armë.

Shërbimi ushtarak në Korenë e Jugut është i detyrueshëm dhe mund të zgjasë deri në 24 muaj.

Son në vitin 2018 fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike aziatike dhe thirrja në ushtri, i detyrohet një stërvitje bazë.

Ai duhet të kryejë 544 shërbime në komunitet brenda tre viteve, për të qenë në rregull ligjërisht. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE