Transmetuar më 11-05-2020, 17:34

Banka Botërore paralajmëron efekte të rënda në nivel global pas koronavirusit. Teksa nënvizon shqetësimin se mbi 40% e popullsisë jetojnë me 5.5 dollarë në ditë, thotë se kjo shifër do shtohet më shumë pas Covid-19

Banka vëren se që nga viti 2015, varfëria ishte në stanjacion (ajo ra me 0.2 pikë përqindje midis 2015 dhe 2017) dhe deri në 2017, afër 4 në 10 shqiptarë ende jetuan me më pak se 5.5 dollarë amerikanë në ditë. Në fakt, deri në vitin 2017 niveli i varfërisë ishte ende mbi nivelin e vitit 2008.

Sipas raportit të Bankës, midis viteve 2002 dhe 2008, një rritje prej një përqind e PBB-së u shoqërua me një ulje të varfërisë prej 1.2 përqind.

Pas vitit 2014, elasticiteti i rritjes së varfërisë ra dhe një rritje prej një përqind e PBB-së rezultoi vetëm në një ulje të varfërisë 0.8 përqind.

Banka Botërore vlerëson se varfëria do të rritet më tej pas tërmetit dhe krizës së shkaktuar nga Covid-19.

“Parashikimet e hershme të varfërisë pas tërmetit dhe pandemisë Covid-19 sugjerojnë se varfëria do të vazhdojë të rrijë në kufirin e rreth 40 përqind në vitin 2020, në thelb duke fshirë çdo ulje të varfërisë të konstatuar vitet e fundit”, thuhet në raport. /k.k/noa.al/