Transmetuar më 11-05-2020, 19:17

Shkoi te mjeku pasi kishte dhimbje të forta, dhe pas 38 vitesh zbuloi se kishte tre veshka.

Rasti është raportuar në Brazil, ku 38-vjeçari dhe mjekët u habitën për këtë fakt.

Mjekët i bënë një skanim CT të zonës së shpinës, në mënyrë që të diagnostikonin shkakun e dhembjes. Në skanim, shihej se burri vuante nga hernia diskale.

Por kjo nuk ishte diçka që tronditi mjekët pasi është një sëmundje shumë normale.

Ajo që i la të befasuar ishte fakti që personi kishte tre veshka. Raporti thotë se veshka e majtë e burrit ishte normale ndërsa ajo në të djathtë ishte shkrirë në dy veshka rreth zonës së legenit. /k.k/noa.al/