Transmetuar më 11-05-2020, 19:46

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj deklaron se Kosova duhet të synojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative me Serbinë gjatë administratës së Trump.

Në një intervistë ekskluzive për TV Ora News, Haradinaj nënvizon se po bëhet shumë për të frikësuar Kosovën se ajo nuk duhet të synojë një marrëveshje gjatë kohës së administratës Trump.

"Kjo është logjikë e gabuar. Është rrezik të lejohet vazhdimi i marrjes me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, zotin Borell i cili ka tolerancë të tillë", nënvizoi Haradinaj.

Gjatë intervistës Haradinaj tregon ku gaboi Kurti me masat kufizuese gjatë kohës së pandemisë dhe pse bashkëpunoi me LDK-ne për rrëzimin e Kurtit.

Shton se qeveria e ardhshme do ta ketë të pamundur të kthejë taksën 100% ndaj Serbisë, kjo ishte arsyeja pse refuzoi ta pezullonte.

Haradinaj shprehu dhe kritika ndaj kryeministrit Edi Rama për mbylljen e kufije duke thënë se përhapi panik.

“Jam habitur me mbylljen e kufirit Kosovë- Shqipëri, ndoshta nuk kishte pse të mbyllej plotësisht. Po flas për njerëzit se qarkullimi i mallrave është lejuar. Shoferë nga skaje të botës kanë ardhur në Kosovë e nga Kosova në Shqipëri.

Është tepruar me këtë ndalesë. Ka dhe ndalesa të tjera të palogjikshme, por duhet të mësojmë nga kjo përvojë për të ardhmen”, tha Haradinaj.