Transmetuar më 11-05-2020, 20:14

Nuk thonë kot që dashuria nuk njeh moshë, fakt ky që vërtetohet herë pas here me histori të ndryshme.

Një 35-vjeçare nga Rusia është dashuruar me djalin e ish-bashkëshortit të saj, 15 vite më i ri.

Marina Balmasheva, nga Kasnodar Krai e Rusisë, jetoi për 10 vite me ish-bashkëshortin e saj Alexey, 45-vjeç, por prej pak kohësh ata kanë vendosur që të divorcohen.

Por tashmë ajo ka rënë në dashuri me djalin nga një martesë e parë e Alexey, Valdmir.

Në rrjete sociale, Marina, ndau një foto me Valdmir, të para 13 viteve, ku i dashuri i saj aktual ishte vetëm 7 vjeç.

Krahas kësaj foto, ajo përfshiu edhe një foto kur ata, tashmë çift, shihen duke u përqafuar sëbashku. /k.k/noa.al/