Këshilla për femrat, partnerët më të mirë janë ata që kanë këto 8 tipare personaliteti
Transmetuar më 12-05-2020, 18:08

Secili në jetë kërkon që të zgjedhë më të mirën për veten e tij. Këtë herë do të japim disa këshilla për femrat, se kush është mashkulli ideal për to.

Psikologët kanë renditur tetë tipare të personalitetit të meshkujve që i bëjnë ata më të mirë nga të tjerët.

Integriteti

Kjo veçori i ndan burrat nga djemtë. Një burrë i ndershëm, i cili merr përgjegjësitë dhe angazhimet e tij, është padyshim burri që çdo grua i ka kërkuar Zotit.

Besimi

Një burrë shembullor është edhe mik i gruas së tij, ai është gjithmonë i gatshëm të dëgjojë kritikat, shpërthimet dhe konfidencat tuaja, pa asnjë lloj gjykimi. Gjithmonë është bukur të ndihesh rehat me personin që dashuron.

Vëmendja

Një burrë i vëmendshëm ndaj dëshirave dhe mirëqenies së një gruaje ka tendencë të jetë një i dashur i përsosur.

Mirësia

Nëse ai është i sjellshëm dhe i trajton të gjithë me respekt, do të bëjë të njëjtën gjë me ju.

Ambicia

Nuk ka asgjë më të mirë sesa ndërtimi i së ardhmes me një person kokëfortë të përqendruar në projektet e tij.

Humori

Nuk ka asgjë më të mirë se sa të jesh me një person të gëzuar, argëtues dhe të gjallë. E qeshura është antidoti natyror për çdo problem dhe mënyra më e mirë për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme. Në fund të fundit, jeta është aq e ndërlikuar, sa nuk ka asgjë më të mirë sesa një partner që është i gatshëm t’i jap fund stresit tonë, përmes të qeshurave të mira.

Përulësia

Ndoshta sekreti i suksesit është përulësia. Burrat modestë në përgjithësi e vlerësojnë shumë punën, ndershmërinë dhe njerëzit e tillë, ne duhet t’u qëndrojmë sa më pranë.

Dashuria

Një burrë duhet ta tregojë se sa të do, konsideron dhe respekton. Dhe ne nuk po flasim për llojin e personit që të thotë “Të dua” vetëm me fjalë, por llojin e njeriut që e bën të qartë këtë ndjenjë përmes qëndrimeve, gjesteve të vogla dhe vëmendjes. /k.k/noa.al/

Loading...