Transmetuar më 12-05-2020, 23:11

Një person në Itali ka vendosur të shkatërrojë biznesin e tij për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Rrofsh, o Covid-19,”- dëgjohet ai duke thënë në video teksa shihet dukeshkatërruar lokalin që prej 29 vjetësh i ka sjellë burim të ardhurash jetese.

Gjesti, i filmuar dhe i postuar në “Facebook”, u krye nga italiani 59-vjeçar Gian Mario Fenu, banues në Sassari, Itali, picabërës që fëmijë.

“Shumë kosto, shumë shpenzime”, kështu e justifikoi nismën që shkatërroi lokalin e tij që ka qenë hapur prej dekadash.

Më poshtë keni videon./noa.al/