Transmetuar më 13-05-2020, 08:56

Numri real i viktimave prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është më i madh nga 80 mijë vdekjet e raportuara deri më tani.

Është kjo deklarata e bërë nga virologu Anthony Fauci, një nga drejtuesit e komisionit teknik të ekspertëve për menaxhimin e situatës së emergjencës, gjatë raportimit para komisionit të Shëndetësisë në Senat.

“Pjesa më e madhe e jona pretendon se numri i të vdekurve është shumë më i lartë se numri i raportuar. Mund të ketë persona që kanë vdekur në shtëpi të cilët ishin të prekur me Covid, por që nuk janë kontaktuar si të tillë”, tha virologu i njohur./a.y/noa.al

Rritje e ndjeshme në orët e fundit, SHBA regjistron 1.894 viktima prej koronavirusit

PËRDITËSIM LIVE