Transmetuar më 13-05-2020, 09:30

Kryedemokrati Lulzim Basha publikon një grafik të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim teksa flet për përkeqësim të situatës ekonomike.

“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër, sepse Ramavirusi zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset”, shkruan Basha.

Ai thotë se prej Ramavirusit njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën.

Basha iu referua të dhënave të BERZH e cila ka bërë parashikime për rënien ekonomike të shumë vendeve.

Ajo që pritet është që Shqipëria të ketë rënie 3 herë më të madhe se Maqedonia e Veriut dhe Serbia. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE