Transmetuar më 13-05-2020, 12:43

Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme, gjatë së cilës ka dalë me vendim për rinisjen e kampionatit shqiptar, pas ndërprerjes prej emergjencës së koroanvirusit.

FSHF ka vendosu që Kategoria Superiore të rinisë ndeshjet, duke nisur nga 3 qershori.

Kjo datë u vendos në bashkëpunim me drejtuesit e klubeve të futbollit.

Sakaq stërvitja individuale e futbollistëve pritet të rinisë nga 18 maji.

Lidhur me këto vendimmarrje, pritet fjala e fundit të thuhet nga qeveria. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE