Transmetuar më 13-05-2020, 18:07

Edhe pse me një rritje të lehtë në krahasim me ditën e djeshme, situata me koronavirusin në Itali vijon të jetë në përmirësim.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 195 pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 31 mijë e 106.

Ndërkohë më shumë se tre mijë pacientë e kanë fituar betejën me virusin.

Që nga nisja e pandemisë, Italia numëron 222 mijë e 104 të infektuar.

Sa i përket rasteve të reja ato janë 888, shumë herë më pak në krahasim me javët e shkuara.

Prej disa ditësh janë lehtësuar masat edhe në Itali. /k.k/noa.al/