Transmetuar më 14-05-2020, 07:56

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk bie numri i viktimave prej koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 1.813 të vdekur prej Covid-19, dhe rreth 22.000 raste të reja pozitive.

Janë këto shifrat e publikuara nga Johns Hopkins University.

Bie në sy se numri i viktimave të orëve të fundit, është i ngjashëm me një ditë më parë, kur u shënuan 18.94 humbje jete.

Në total qysh nga nisja e pandemisë në SHBA kanë humbur jetën 85.197 persona, ndërkohë që janë prekur 1.430.348. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE