“Të jesh i bindur që nuk do të fitosh, nuk keni parë gjë akoma”, aktori shpërthen ndaj Edi Ramës
Transmetuar më 14-05-2020, 17:22

Aktori i njohur, Neritan Liçaj është një prej artistëve që ka shprehur kundërshtinë e tij për mos prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në përfundim të takimit që një grup artistësh zhvilluan sot me kryedemokratin Lulzim Basha, Liçaj paralajmëron reagim të fortë kundër këtij vendimi.

Madje ai përdori fjalinë e Kryeministrit Rama kur tha se “nuk keni parë gjë akoma”.

Aktori shpërtheu me deklarata kundër Ramës, duke e quajtur të rraskapitur.

“Kisha një mesazh për kryeministrin e rraskapitur. Teatri është tempulli i fjalës së lirë, tempulli i mendimit qytetar, intelektualit, i besimit fetar, i besimit politik, është flamuri kuqezi, është ndjenja kombëtare.

Kur ai zotëria atje mendon se mund të luajë me dy flamuj kuqezi se janë dy teatro kombëtarë, ai luan me ekzistencën e kombit tonë dhe ekzistenca e kombit tonë o i rraskapituri i Surrelit varet nga ne dhe ai atje lart. Por ti po e çon në personale, atëherë bujrum të përplasemi, ose ti, ose ne. Të jesh i bindur që nuk do të fitosh. Nuk keni parë gjë akoma”, tha aktori. /k.k/noa.al/

Loading...