Transmetuar më 14-05-2020, 17:59

Në Itali kanë humbur jetën 262 pacientë të prekur me koronavirus. Të dhënat janë të 24 orëve të fundit ku vihet re një kurbë e qëndrueshme e të infektuarve.

Kështu, janë 992 raste të reja, shumica prej të cilëve me simptoma të lehta.

Edhe pse me ritme të ngadalta, duket se situata po shkon drejt përmirësimit në shtetin fqinj.

Në disa sektorë të ekonomisë, ditët e fundit janë lehtësuar masat kundër COVID-19.

Ajo që u thuhet qytetarëve është që të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur një fluks të dytë të të prekurve. /k.k/noa.al/