Transmetuar më 14-05-2020, 20:45

Një ngjarje tronditëse vjen nga një burg në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një grup të burgosurish besohet se qëllimisht është infektuar me koronavirus për t’u liruar më herët nga burgu.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në qendrën e ndalimit “Pitchess”, në mesin e prillit u raportua për një rritje të papritur të rasteve me Covid-19 dhe dukej se askush nuk kishte sqarim për këtë çshtje.

Komandanti i policisë, Alex Villanueva, njoftoi se 21 të burgosur kanë infektuar me qëllim njëri-tjetrin me koronavirus duke përdorur të njëjtën maskë.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë shikohet momenti kur të burgosurit e kalojnë te njëri-tjetri një shishe me ujë dhe pijnë prej saj.

Shihni videon e mëposhtme.