Transmetuar më 14-05-2020, 23:39

Francesco, një djalë 9-vjeçarë, në Itali pikturon me dorë fotografinë e fundvitit të klasës së tij.

Ai ka pikturuar të gjithë klasën dhe ua ka dërguar shokëve e shoqeve, dhe iu shkruar: "duke parë që këtë vit nuk mund ta bëjmë foton e fundvitit, mendova unë për këtë".

Skica e tij, e bërë me një aftësi vërtet të veçantë për një artist kaq të vogël, ka përfunduar në tavolinen e zëvëndës Ministres së Arsimit, Anna Ascani (Pd), që e ka publikuar foton në Facebook.

"Ky virus nuk ka lejuar shumë fëmijë të përqafohen dhe të bashkëndajnë momente sociale, elementë të rëndësishëm po aq sa mësimi – shkruan Ascani – Kur më erdhi kjo foto, kam menduar edhe për aftësinë e tyre për t’iu pergjigjur zakoneve të kompromentuara nga urdhëri i distancimi social".

E ëma e Francescos ka shpjeguar se i biri pëlqen të pikturojë që kur ka qenë i vogël, pasion që prindërit gjithmonë e kanë inkurajuar.

"Ishte një ide e tij, – tregon zonja Rosaria. – Ishte në oborr dhe pikturoi këtë.  Më pas ua dërgoi shokëve të tij duke u thënë të gjenin secili veten. Të gjithë e çmuan shumë gjestin e tij. Do ta mbajnë të gjithë si kujtim. Në këtë periudhë i kanë munguar shumë shokët. Ashtu si edhe rutina e shkollës. Të gjithë fëmijët, përfshirë edhe Francescon, po e vuajnë këtë distancë. Ka qenë një gjest i bukur për t’u ndjerë të bashkuar"./noa.al/