Bleona Qereti feston ditëlindjen, hileja që fsheh në moshën mbi tortë
Transmetuar më 15-05-2020, 13:46

Këngëtarja Bleona Qereti feston ditën e lindjes sot, teksa është surprizuar nga prindërit e saj.

Një tortë me yllin e personaliteteve të Hollywood me në qendër fotografinë e Bleonës.

Teksa ka ndarë fotografi dhe video, ajo zbulon hilenë e numrit mbi tortë, duke qenë se realisht është disa vite më e madhe.

“Nuk kam fjalë që të shpreh mirënjohjen dhe dashurinë time për heronjtë e mi Oli Qereti dhe Nazmi Qereti për këtë dhuratë të mrekullueshme për të celebruar jetën dhe karrierën. Faleminderit për gjithçka që bëni për mua dhe gjithçka jeni.

Një ditë ky yll do të bëhet realitet. PS: për të gjithë të “shqetësuarit” unë celebroj vitet e karrierës”, shkruan Bleona. /a.y/noa.al

Loading...