Transmetuar më 15-05-2020, 14:38

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako ka treguar se si e ka ndjekur një person i cili ishte i fiksuar pas saj.

Ajo tregon se ngjarja ka ndodhur në vitet ‘93-‘94 dhe shprehet se një fans i çmendur e ndiqte pas.

“Më ka trembur shumë, sapo kishte ardhur demokracia… Në vitet 1993, 1994 diçka e tillë, mbaj mend që ishte një fans i çmendur, mbante gazeta përpara dhe më gjëmonte nga mbrapa”, tregoi Irini e ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News.

Këngëtarja shtoi më tej se nga kjo situatë e ka shpëtuar bashkëshorti dhe kunetërit.