Koronavirusi po “shuhet” në Itali, 789 raste të reja në 24 orë. 242 viktima
Transmetuar më 15-05-2020, 19:44

Numri i rasteve të reja me koronavirus po bie dita-ditës në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 789 të infektuar.

Numër ky shumë herë më i ulët në krahasim me pikun e pandemisë.

Për fat të keq 242 pacientë kanë humbur jetën në spitalet e vendit.

Lajm i mirë vjen edhe në radhët e të shëruarve, të cilët në 24 orë kanë qenë 5 mijë e 17. /k.k/noa.al/

Loading...